Në Prishtinë përfundoi Seminari i 33-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku morën pjesë studiues të shumtë të Albanologjisë. Ndonëse i parashikuar si një tubim shkencor që në themelimin e tij më 1974, seminari ka vuajtur nga ndikimi i zhvillimeve politike në Kosovë.