Lidhje

Seminari "Muzika e Re" dhe risitë e tij


Seminari Muziak e re në Nju Jork ishte një organizim artistik i cili mblodhi artistë nga shumë vende të botës për të shkëmbyer ide dhe përvoja mes tyre. Në pjesën e parë të materialit ton ne iu njohëm me kualifikimin e lartë që kishin pjesmarrësit në këtë seminar. Sot do të njihemi më konkretisht me anën artistike të tij, duke u njohur me disa prej artisëtëve pjesmarrës në të.

please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00
Direct link


Në Seminarin për Muzikën e Re këtë vit u përfshi festivali i parë i Muzikës së Re të Nju Jorkut, ku interpretuan rreth 100 grupe gjatë katër netëve në 17 sheshe të New Yorkut dhe Brooklinit. Sam Doores sapo ka publikuar një CD të titulluar “The thrill is back”. Ai interpretoi të hënën në mbrëmje në “Living Room” një lokal i ndërtuar për festivale nga Alenca Ndërkombëtare e muzikës Folk.

Shawna Cooper udhëtoi për thuajse 800 kilometra nga Ontario e Kanadasë në Nju Jork për të marrë pjesë në seminarin e Muzikës së Re. Pjestarë dhe artistë të tjerë udhëtuan nga Zelanda e Re, Finlanda, Britania e Madhe, Australia, Brazili dhe Korea.

Rryma të ndryshme muzikore u inetrpretuan në ambjentet zyrtare të seminarit Muzika e Re nga artistët pjesmarrës. Rap, muzika elektronike, dhe të gjitha llojet e muzikës pop dhe rok ishin pjesmarrëse në këtë seminar. Drejtues i këtij organizimi ishte Louis Jay Meyerrs, drejtori ekzekutiv i Aleancës Ndrkombëtare të muzikës folk.

Aktorja Mare Winigham, e cila ka publikuar tre albume me këngë të saj, po punon për albumin e saj të ri dhe ishte në kërkim të interpretuesve të rinj. Për këtë arsye ajo ishte një ndër pjesmarrëset në seminarin Muzika e Re. Zbulimi i saj i madh artistik në këtë seminar ishte artisti nga Oklahoma John Fullbright. Ndjekim në vazhdim këngën e John Fullbright me titull “Nowhere të be found”
XS
SM
MD
LG