Lidhje

Sëmundja misterioze godet qytetin


Sëmundja misterioze godet qytetin
Sëmundja misterioze godet qytetin

Frikë dhe zemërim është përhapur anembanë qytetit LeRoy në shtetin Nju Jork. 19 vajza të reja janë prekur nga një sëmundje e panjohur. Sëmundja u shfaq papritur gjatë një mbledhjeje emocionale mes mësueve dhe nxënësve të shkollës së mesme të qytetit. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi.

Spazma, dridhje, lëvizje të pakontrolluara të kokës e gjymtyrëve janë përjetuar nga rreth 20 vajza adoleshente në LeRoy, qytet rural në veri të shtetit Nju Jork.

Frika e sëmundjes misterioze është e pranishme. Sjelljet e njerëzve sikur kanë ndryshuar, megjithëse qyteti përbëhet nga një komunitet i ngushtë, ku thuajse çdo njeri e njeh tjetrin. Prindërit e zemëruar ballafaqohen me administratorët e shkollës. Ata janë të shqetësuar se deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje mbi shkakun e sëmundjes që filloi në mjedisin e shkollës.

Pas shqyrtimit të çështjes, Departamenti i Shëndetësisë së shtetit Nju Jork arriti në përfundimin se mjedisi a prona e shkollës nuk ishte shkak për sëmundjen, sepse po të ishte ndryshe, sëmundja do të kishte prekur shumë më teper nxënës.

Neurologët që kanë trajtuar shumë prej të sëmurëve besojnë se ky është një rast psikomatik i njohur si “Çrregullim Konvertimi” që mund të shkaktohet nga konflikte psikologjike. Doktor Laszlo Mechtler i Institutit Neurologjik DENT, thotë se Çrregullimi i Konvertimit ndikon në grup tek vajzat e reja dhe kryesisht në komunitete të mbyllura ku të rinjtë shfaqin simptoma të ngjashme. Dr. Mechtler thotë se një rast i tillë psikomatik nuk ka ndodhur që prej shekullit të 16-të

Por kritikët thonë se ky arsyetim nuk mund të shpjegojë pse një infermiere 36 vjeçare ka filluar të shfaqë të njejtat simptoma me ato të vajzave adoleshente të prekura nga kjo sëmundje ende e pashpjegueshme.

Autoritetet kanë në plan të analizojnë ujin e pijshëm të shkollës për ndonjë kimikat si shkaktar të mundshëm, ndërkohë që frika ka përçarë këtë komunitet të ngushtë.

10 Burimet e natriumit

Shumica e natriumit që amerikanët konsumojnë vjen nga kripa. Por cilat ushqime përmbajnë më shumë kripë?

Sipas një liste të lëshuar nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, CDC, gati 50 përqind e sodiumit që amerikanët konsumojnë çdo ditë vjen nga 10 lloj ushqimesh.

Dhe për çudi, buka është në krye të listës. Ajo është përgjegjëse për kripën në organizëm njësoj sa edhe patatinat – jo se buka është më e kripur, por sepse njerëzit e hanë atë më shpesh.

Burimi i dytë i natriumit përbëhet nga ushqimet e përpunuara si sallami dhe nënprodhime mishi. Pastaj vijnë picat, supa dhe mishi i shpezëve dhe në radhe – hamburgeret dhe sanduiçet, djathi, spageti dhe makarona të tjera. Në vend të nëntë është tava me mish rulet, ndërsa “snacks-et”e kripura janë në fund të listës.

Shumë sodium mund të rrisë rrezikun e tensionit të lartë – shkak kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Ndërsa zyrtarët CDC-së nuk u thonë njerëzëzve që të mos hanë bukë, ata rekomandojnë që gjatë blerjes të lexojnë etikat dhe të zgjedhin ato me pak natrium.

XS
SM
MD
LG