Lidhje

Vështirësi për shfuqizimin e ligjit ObamaCare


Senatorët republikanë vazhdojnë të hasin vështirësi në hartimin e një plani me mbështetje të gjerë për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor të ish-presidentit amerikan Barack Obama, megjithë presionin e vazhdueshëm nga Shtëpia e Bardhë.

Pas hapjes së dritës jeshile për të nisur debatin mbi këtë çështje, republikanët dështuan të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për të shfuqizuar dhe zëvendësuar Obamacare, me një sistem që zvogëlon rolin e qeverisë federale në kujdesin shëndetësor.

Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër projektligjit që do t’i jepte fund Obamacare, por që parashikonte zëvendësimin e tij në një kohë të dytë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell pritet të detyrojë zhvillimin e një votimi për një shfuqizim të pjesshëm të Obamacare, që i heq ligjit disa prej elementeve që gëzojnë më pak mbështjetje, përfshirë dhe atë të pagesës së një gjobe në rast se nuk blen sigurim shëndetësor.

Demokratët sugjeruan që ligji të hartohet nga të dyja palët, me dëgjesa publike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG