Lidhje

Senati, auditim për ndihmat e dhëna bankave


Senati, auditim për ndihmat e dhëna bankave
Senati, auditim për ndihmat e dhëna bankave

Senati amerikan miratoi një amendament i cili kërkon auditimin e disa masave emergjente që ndërmori Banka Qendrore gjatë krizës së fundit financiare.

Amendamenti kërkon që të hetohet mbi kreditë emergjente me vlerë prej 2 trilion dollarësh që Banka Qendrore u dha disa prej bankave më të mëdha të vendit.

Ai kërkon gjithashtu që Rezerva Federale ose Banka Qendrore të bëjë publikë emrat e disa kredimarrësve.

Ky amendament bëhet tani pjesë e ligjit mbi reformën komplekse financiare që po merret në shqyrtim nga Senati.

Propozimi për auditim u miratua njëzëri.

XS
SM
MD
LG