Lidhje

Senati italian miraton masa të reja shtrënguese ekonomike


Senati italian miraton masa të reja shtrënguese ekonomike
Senati italian miraton masa të reja shtrënguese ekonomike

Senati italian miratoi masa të reja shtrënguese ekonomike, hapi i parë për të adresuar krizën financiare të vendit dhe për t’i hapur rrugën dorëheqjes së Kryeministrit Silvio Berluskoni.

Dhoma e Lartë e parlamentit të Italisë miratoi reformat financiare dje, ndërsa Dhoma e Deputetëve pritet t’i miratojë ato sot. Kur plani të miratohet përfundimisht, zoti Berluskoni ka thënë se do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Kjo ka të ngjatë të çojë në formimin e një qeverie të re, të kryesuar nga ish komisioneri i konkurencës së Bashkimit Evropian, Mario Monti. Presidenti e Italisë, Xhiorxhio Napolitano e emëroi zotin Monti në fillim të javës senator të përjetshëm dhe senatorët e përshëndetën hyrjen e tij në sallë dje.

Ndërkohë në Greqi, Lukas Papadhimas bëri betimin si kryeministër i përkohëshëm. Qëllimi është miratimi i kushteve të vështira të paketës evropiane të shpëtimit financiar. Kabineti i tij i ri përfshin ministrin e Financave Evangjelos Venizellos, një figurë me rëndësi e qeverisë parardhëse të kryeministrit socialit Jorgo Papandreu.

Tregjet evropiane dhe amerikane të aksioneve u ngritën ndjeshëm dje, pasi investitorët mirëpirtën lajmet nga Italia dhe Greqia.

XS
SM
MD
LG