Lidhje

Senatorë të lartë amerikanë shprehin optimizëm për reformën financiare


Senatorë të lartë amerikanë shprehin optimizëm për reformën financiare
Senatorë të lartë amerikanë shprehin optimizëm për reformën financiare

Senatorë të lartë amerikanë po shprehin optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje dypartiake në mbështetje të ligjit për reforma financiare që hidhet nesër në votë.

Në një intervistë televizive sot, senatori nga Alabama, Riçard Shelbi tha se republikanët kanë vota të mjaftueshme për të vonuar debatimin e ligjit nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes bisedimeve. Zoti Shelbi është republikani më i lartë në Komisionin e Senatit për Bankat, Strehimin dhe Çështjet Urbane.

Komisioni miratoi një ligj të mërkurën, që ka për synim t’i japë fund programit qeveritar të ndihmave dhe të mbrojë konsumatorët nga praktika abuzive financiare.

Senatori republikan tha se demokratët dhe republikanët janë më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për ligjin, por ka ende 2-3 çështje të pazgjidhura.

Senatori Kris Dod nga Konektikati tha sot se kishte besim që demokratët e Partisë së tij do të ishin në gjendje të siguronin votat e nevojshme në mbështetje të ligjit nesër.

XS
SM
MD
LG