Lidhje

Senatori Mark Kirk i nënshtrohet operacionit pas hemoragjisë cerebrale


Senatori Mark Kirk i nënshtrohet operacionit pas hemoragjisë cerebrale
Senatori Mark Kirk i nënshtrohet operacionit pas hemoragjisë cerebrale

Mjekët njoftuan se senatori nga shteti Ilinoi, Mark Kirk i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm pas një hemoragjie cerebrale që pësoi gjatë fundjavës.

Mjekët thanë se goditja ka qenë në pjesën e djathtë të trurit, çka sipas tyre mund të dëmtojë aftësinë e tij për të lëvizur krahun e majtë dhe ndoshta edhe këmbën e majtë, si dhe mund të shoqërohet me paralizë të fytyrës.

Republikani Mark Kirk u zgjodh në senat në vitin 2010 pas pesë mandatesh në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai ka qenë pilot i forcës ajrore që mori pjesë në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999.

Si ligjvënësit demokratë ashtu edhe ata republikanë i uruan shërim të shpejtë senatorit, i cili ndodhet në një spital të Ilinoit.

XS
SM
MD
LG