Serbët e Bosnjes shënuan 20 vjetorin e formimit të shtetit të tyre brenda Bosnje-Hercegovinës. Përvjetori u kujtua sot me pritje dhe një ceremoni fetare në kryeqytetin e Republikës Serbe, Banja Llukë.
Më 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjes shpallin Republikën Serbe në përgjigje të përpjekjeve nga myslimanët dhe kroatët e Bosnjes drejt pavarësisë nga ish Jugosllavia e atëhershme. Në muajt që pasuan, boshnjakët zhvilluan një referendum për pavarësinë, i cili u bojkotua thuajse nga e gjithë popullsia serbe.