Lidhje

Vdiq e veja e ish presidentit serb, Millosheviç


Mediet serbe njoftuan se të dielën në Rusi, vdiq Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid nç hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Mediet thanë se Mirjana Markoviç, 76 vjeçare, vdiq në një spital në Sochi të Rusisë, por nuk u dhanë më shumë hollësi për shkaqet e vdekjes.

Partia Socialiste e Serbisë, që ishte themeluar dhe drejtuar nga Sllobodan Milosheviçi, ngushëlloi familjen e saj.

Mirjana Markoviç, themeloi gjatë viteve të 90-ta një parti politike neo komuniste me emrin e Majta Jugosllave dhe kishte ushtruar ndikim të fuqishëm mbi politikat e të shoqit.

Ajo iku nga Serbia në vitin 2003 dhe prej atëherë jetoi në Rusi ku mori strehim politik, meqë po ndiqej në vendin e saj nën akuzat për keqpërdorim të pushtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG