Lidhje

Serbi: Arrestohet “mbreti i drogës” Darko Shariç


I kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtarë ai dyshohet për trafikimin e disa tonelata narkotikësh në Evropën perëndimore

Policia e Serbia dhe ajo e Malit të Zi, arrestuan në një operacion të përbashkët, Daro Shariçin, i njohur si “mbeti i drogës” në Ballkan.

Dyzetekatër vjetari Shariç dyshohet për trafikim të disa tonelatave të drogës së tipit kokainë nga Amerika jugore në Evropën perëndimore nëpërmjet Ballkanit.

Ai u dërgua të martën në Beograd në Gjykatën e posaçme për tu marrë në pyetje nën akuzat për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Disa pjesëtarë të grupit të tij të dyshuar tashmë janë në pritje të gjykimit në Beograd, ndërsa disa të tjerë ndodhen në arrati.

Autoritetet serbe akuzojnë Darko Shariçin si drejtues të një organizate të fuqishme ballkanike të përfshirë në trafikimin e narkotikëve nga Kolumbia, Argjentina e Uruguai. Dyshohet se grupi ka përfituar miliarda euro nga trafiqet.

Ai ishte në arrati që nga vjeshta e vitit 2009 kur ishte penguar një operacion i tij i trafikimit afër bregdetit të Uruguait nga policia ndërkombëtare.

Atij ju caktua masa e paraburgimit nga Gjykata e posaçme në Beograd pak kohë pasi ai ju dorëzua autoriteteve serbe. Operacioni për kapjen e tij është mbështetur edhe nga agjentët amerikan si dhe shërbime të sigurimit të vendeve të ndryshme të Ballkanit.

Rajoni i Ballkanit vlerësohet si një nga rrugët kryesore kalimtare të trafikimit të narkotikëve për në Evropën perëndimore.
XS
SM
MD
LG