Lidhje

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi më 26 prill


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpalli 26 prillin e këtij viti datë të zgjedhjeve të përgjithshme, që shihen si shumë të rëndësishme për forcimin e pushtetit të ti Partisë së tij Përparimtare.

"Të gjithë pjesëmarrësve u dëshiroj sukses dhe një mjedis demokratik në ditën e votimeve”, tha ai pasi nënshkroi dekretin për shpalljen e zgjedhjeve.

Pjesa më e madhe e partive opozitare në Serbi kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet, duke akuzuar presidentin serb për sundim autokratik, shkelje të lirisë së medies, sulme ndaj veprimtarëve të opozitës, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Presidenti serb dhe mbështetësit e tij që mbanin shumicën në parlamentin me 250 vende, i kanë mohuar vazhdimisht pohimet e tilla.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG