Lidhje

CPJ dënon kërcënimin e gazetarit Jeton Ismaili dhe familjes së tij


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Shtetet e Bashkuara, u bëri thirrje të mërkurën autoriteteve serbe, që shpejt dhe tërësisht të hetojnë kërcënimet ndaj gazetarit Jeton Ismaili dhe familjes së tij, si dhe të përkujdesen për sigurinë e tyre.

Javën e kaluar gazetari Jeton Ismaili, redaktor i gazetës në internet Folonline, tha se në shtëpinë e tij në fshatin Tërrnoc i Madh i komunës së Bujanocit në Luginën e Preshevës, kanë hyrë dy persona duke kërcënuar me jetë familjarët e tij. Meqë Jetoni nuk ndodhej në shtëpi, ata kanë kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij e cila ndodhej në shtëpi me tre fëmijë të vegjël.

FOLonline supozon se shkas i këtij sulmi ka mundur të jetë që artikull i botuar ditë më parë lidhur me koronavirusin, por familja e kërcënuesve, të cilët janë të njohur për gazetarin dhe gazetën, nuk ka qenë e përfshirë në tekst.

Me 18 gusht autoritetet ngritën akuza ndaj një 76 vjeçari dhe të birit 38 vjeçar në lidhje me sulmin.

"Është inkurajuese të shohësh që forcat serbe të rendit reaguan shpejt ndaj sulmin ndaj gazetarit Jeton Ismaili dhe familjes së tij. Autoritetet duhet të ndjekin çështjen dhe të sigurohen që përgjegjësit të japin llogari”, tha Gulnoza Said, bashkërenduese e programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore.

"Kërcënimi i një gazetari për shkak të punës së tij, është plotësisht i papranueshëm, dhe autoritetet serbe duhet të ofrojnë siguri për zotin Ismaili dhe familjen e tij”, tha ajo.

Kërcënimi ndaj zotit Ismaili është dënuar edhe nga organizata gazetarësh dhe mediet në Luginën e Preshevës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG