Lidhje

Serbët, peticion për anulimin e marrëveshjeve


Shoqata të serbëve në Kosovë paralajmërojnë mbi një peticion për anulimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet Kosovë-Serbi.

Në Kosovë, përfaqësues të disa shoqatave serbe kanë bërë të ditur se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes të cilit do të kërkojnë anulimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Përfaqësuesit e shoqatave “Serbia e Vjetër”, “Atdheu” dhe “Solidariteti serbo-slloven, nëpërmjet një konferencë për gazetarë në veri të Mitrovicës thanë se nënshkrimi do të fillojë të enjten dhe se përmes këtij peticioni, ata do t’i kërkojnë presidentit të Serbisë, Parlamentit dhe qeverisë së Serbisë që t’i anulojnë të gjitha marrëveshjet, pasi që sipas tyre, me ato marrëveshje shuhen institucionet serbe ne Kosovë.
Të nisura në mars të vitit 2011, bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë u ndërprenë në mars të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Serbi.
Gjatë një viti me radhë, palët arritën shtatë marrëveshje të ndryshme përfshirë atë për lëvizjen e lirë, menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Kjo e fundit madje i siguroi Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, zbatimi i marrëveshjeve është ende i pjesshëm. Problemet më të mëdha për zbatimin e marrëveshjeve janë në veriun e banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG