Ngacmimet seksuale vazhdojnë të jenë një nga çështjet më të debatuara sot në Shtetet e Bashkuara. Por kjo temë diskutohej pak në publik deri në vitin 1991, kur një grua afrikano-amerikane foli hapur rreth kësaj çështjeje gjatë një seance të Senatit mbi një kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou njofton.
"Heshtja do të ishte më e lehtë. Por kur u pyeta nga një përfaqësues i këtij komisioni për të treguar përvojën time, ndjeva përgjegjësinë për të thënë të vërtetën".
Kjo ishte një histori me akuza dhe kundërakuza. Në vitin 1991, profesorja e drejtësisë Anita Hill dëshmoi përpara një komisioni të senatit të përbërë nga 14 burra, se ish punëdhënësi i saj dhe kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, e kishte ngacmuar kur ajo punonte për të. Amerikanët u habitën kur panë një grua të re, elokuente dhe të gatshme për të folur hapur mbi një përvojë të tillë personale dhe të dhimbshme.
Gati 23 vjet më vonë, dokumentari Anita i realizuar nga regjisorja Freida Mock, fituese e çmimit Oskar, risjell ato momente dramatike, duke vënë në kontekst përparimin e vendit në fushën e barazisë gjinore, veçanërisht për brezat më të rinj.
"Çështja e ngacmimit seksual është e pranishme në mesin tonë qoftë në vendin e punës, në ushtri dhe ndoshta edhe në shkolla".
Pra, çfarë ka ndryshuar që nga viti 1991?
"Tani, gjuha e ngacmimit seksual është e pranishme në fjalorin tonë".
"Një vit pasi Clarence Thomas bëri betimin, pati një rritje të raportieve për ngacmime seksuale në Komisionin për Mundësi të Barabarta".
Por shumë raste ende nuk raportohen, thotë profesorja e çështjeve të personelit, Caren Goldberg.
"Kjo është e pranishme te njerëzit e të gjitha profesioneve, klasave, dhe nivelit të arsimimit".
Zonja Goldberg thotë se ekonomia e dobët dhe përfitimet e vogla financiare nga trajtimi ligjor i çështjes së ngacmimit seksual i dekurajojnë njerëzit. Ata gjithashtu kanë frikë nga rreziku i humbjes së punës.
Veçanërisht në ushtri, frika e dëmtimit të karrierës dhe ngurrimi për të vënë në dyshim autoritetin ka çuar në një kod të heshtjes rreth rasteve të ngacmimit dhe sulmeve seksuale.
Dokumentari i regjisorit Kirby Dick, Lufta e Padukshme trajton temën e rasteve të raportuara të dhunimeve në ushtri. Ish presidenti Jimmy Carter foli për këtë çështje në një intervistë me Zërin e Amerikës.
"Në vitin 2012, viti i fundi për të cilin kemi të dhëna, kishte 26 mijë raste të abuzimit seksual në ushtri dhe vetëm 300 prej tyre janë trajtuar nga drejtësia".
"Sot ne kemi më tepër njohuri dhe e kuptojmë më mirë se çfarë është ngacmimi seksual. I kuptojmë edhe njerëzit me vullnet të mirë që thonë se kjo nuk është e drejtë".
Regjisorja Freida Mock thotë se dokumentari i saj Anita tregon se sa ka përparuar shoqëria amerikane në trajtimin e kësaj çështjeje.