Lidhje

SHBA: 11 vende kanë “ulur ndjeshëm” blerjen e karburantit të Iranit


Shtetet e Bashkuara thonë se 11 vende kanë “pakësuar ndjeshëm” blerjen e karburantit të Iranit dhe nuk do të bëhen objekt i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që kanë për qëllim të ushtrojnë presion ndaj programit të debatueshëm të Iranit.

Në një njoftim të ditës së djeshme, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton iu drejtua këtyre vendeve- shumica europiane- dhe nxiti edhe importuesit e tjerë të naftës iraniane që të ndjekin shembullin e tyre. Ajo bëri një vlerësim special për Japoninë, duke thënë se ka ndërprerë importet teksa përballet me sfida të jashtëzakonshme energjitike.

Sekretari i Shefit të Kabinetit të Japonisë tha sot se vendi i tij është i gatshëm edhe për hapa të mëtejshëm.

Ai tha se Japonia i ka thënë Shteteve të Bashkuara se shkurtimet e mëtejshme do të përshpejtohen.

Vende të tjera, bankat e të cilëve nuk do të preken nga sanksionet, janë Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Spanja dhe Britania.

XS
SM
MD
LG