Lidhje

ShBA: 44 vjet që nga vrasja e udhëheqësit të lëvizjes amerikane për të drejtat civile M.L.King


Sot mbushen 44 vjet që nga dita e vrasjes së udhëheqësit të lëvizjes amerikane për të drejtat civile, të Përndershmit Martin Luther King.

Amerikanët po e shënojnë këtë përvjetor me një sërë aktivitetesh.

Pranë memorialit të Martin Luther King, i përfunduar kohët e fundit këtu në Uashington, Shoqata e Vrasjeve Politike organizoi një manifestim sot në mëngjes, për të ngritur çështjen e lëshimit të dokumentave sekrete qeveritare lidhur me jetën dhe vdekjen e aktivistit të vrarë.

Ndërkohë, në qytetin jugor Memfis të Tenesisë, aty ku ai u qëllua për vdekje, përvjetori u shënua me dhënien e emrit Martin Luther King një rruge të qytetit.

Gjatë viteve ‘50 dhe ’60 King udhëhoqi një fushatë protestash paqësore që synonin t’i jepnin fund diskriminimit kundër afrikano-amerikanëve.

XS
SM
MD
LG