Lidhje

SHBA konfirmon vrasjen e Ahmed Abdi Godane


Zyrtarët amerikanë thanë se kanë konfirmuar se një goditje ajrore në Somali vrau Ahmed Abdi Godane, udhëheqësin e grupit militant al-Shabab.

Sekretari i shtypit të Pentagonit, admiral John Kirby tha në një deklaratë se një operacion ushtarak amerikan kundër Godanit të hënën "çoi në vdekjen e tij".

Dëshmitarët kishin njoftuar se avionë amerianë pa pilot lëshuan raketa në një takim të udhëheqësve të al-Shababit në jug të Somalisë.

Një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë sot thotë se heqja e Godanit nga fushëbeteja është një “humbje e madhe simbolike dhe operacionale për partnerin më të madh të al-Kaidës në Afrikë " dhe reflekton “punën e mundimshme disa vjeçare të zbulimit ushtrisë dhe forcave të rendit."

Godane ka drejtuar al-Shababin që nga viti 2008 dhe ishte në listën e qeverisë amerikane të terroristëve. Departamenti i Shtetit kishte ofruar 7 milionë dollarë “për ta sjell atë përpara drejtësisë”.

XS
SM
MD
LG