Lidhje

SHBA, rishikohen masat e sigurisë në bazat ushtarake


Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel ka urdhëruar një rishikimin e masave të sigurisë në të gjitha objektet ushtarake amerikane në mbarë botën, pasi një person i armatosur qëlloi për vdekje 12 njerëz hënën në Kantierin e Marinës në Uashington.

Pentagoni tha se hollësitë e rishikimit të masave të sigurisë do të njoftohen sot.
Autori i sulmit në Kantierin e Marinës, 34 vjeçari Aaron Alexis, u qëllua për vdekje nga policia rreth 30 minuta pasi ai filloi të qëllonte me armë zjarri mbi punonjësit e kësaj baze të marinës amerikane. FBI tha se ai ka vepruar i vetëm dhe përdori një leje-hyrje të vlefshme për t’i futur në bazë. Motivi i tij është ende i panjohur, por policia tha se nuk ka asnjë provë për lidhje të këtij sulmi me terrorizmin.

Autoritetet kanë thënë se 34 vjeçari vuante nga paranoja dhe nga çrregullime të gjumit dhe trajtohej për probleme mendore.

Punëdhënësi Aaron Alexis ka thënë se ai ka punuar në të paktën gjashtë baza ushtarake në korrik dhe gusht pa shkaktuar incidente.
XS
SM
MD
LG