Lidhje

SHBA bën thirrje për lirimin e Timoshenkos


Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për lirimin nga burgu të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko dhe pjesëtarëve të tjerë të qeverisë së saj që ndodhen në burg.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se SHBA janë tepër të shqetësuara për mënyrën e trajtimit të zonjës Timoshenko. Zonja Clinton i këroi autoriteteve në Ukrainë të mundësojnë ndihmën e menjëhershme mjekësore për zonjën Timoshenko në një vend të përshtatshëm për kurimin e saj.

Ajo po ashtu bëri thirrje për lirimin dhe dhënien e të drejtave civile dhe politike ish-kryeministres dhe anëtarëve të tjerët ë qeverisë së saj. Vajza e zonjës Timoshenko, Jevgenia, thotë se gjendja shëndetësore e së ëmës po keqësohet dhe i bëri thirrje qeverive evropiane të ushtrojnë presion ndaj qeverisë ukrainase, që të marrë masa, në mënyrë që e ëma t’i japë fund grevës së urisë që ka filluar më 12 prill.

XS
SM
MD
LG