Lidhje

SHBA, Senati miraton buxhetin


Shtëpia e Bardhë vlerësoi miratimin e planti për buxhetin nga Senati për herë të parë në 4 vjet. Përmes një deklarate sot, Shtëpia e Bardhë e cilëzoi planin “të balancuar”, duke thënë se ai shkurton shpenzimet e panevojshme, ndërsa eliminon mundësitë për shmangien e taksave nga amerikanët e pasur. Senati e miratoi planin me 50 pro dhe 49 kundër disa orë orë para agimit të ditës së sotme. Katër senatorë të demokratë iu bashkuan republikanëve në senat, duke votuar kundër kësaj mase, por votat e tyre nuk parandaluan miratimin e buxhetit në organin e kontrolluar nga demokratët. Rezoluta kërkon rritjen e të ardhurave nga taksat në vlerën 1 trilion dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, përmes eliminimit të mundësive për shmangien e taksave nga amerikanët e pasur. Sipas këtij plani, në 10 vitet e ardhshme do të ketë shkurtime të shpenzimeve qeveritare me vlerë 1 trilion dollarë. Demokratët në Senat janë kritikuar për mos miratimin e një buxheti federal që nga viti 2009. Miratimi i buxhetit nga Senati i hap rrugën një dueli politik me Dhomën e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi planin e saj të buxhetit të enjten, në të cilin përfshihen shkurtime të shpenzimeve qeveritare, pa ngritur taksat.
XS
SM
MD
LG