Lidhje

SHBA dërgojnë 350 ushtarë të tjerë në Irak


Presidenti Barack Obama ka urdhëruar dërgimin e 350 ushtarëve të tjerë amerikanë në Irak për të mbrojtur diplomatët dhe objektet amerikane në Bagdad.

Shtëpia e Bardhë thotë se kjo u bë me kërkesë të Departamentit të Shtetit. Forcat shtesë nuk do të kenë rol luftarak, por do të jenë pjesë e angazhimit të Presidentit Obama për të ofruar siguri të duhur për personelin amerikan në Bagdad.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak. Presidenti Obama ka thënë se sulmet ajrore do të vazhdojnë të mbrojnë interesat amerikane në Irak nga militantët.

Shteti Islamik ka pushtuar pjesë të mëdha të Irakut verior dhe të Sirisë, dhe ka kërcënuar të pushtojë kryeqytetin e Irakut.

Presidenti Obama nesër do të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Uells ku do të konsultohet me aleatët e Shteteve të Bashkuara për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të krijuar një strategji në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG