Lidhje

SHBA: Dick Clark vdiq dje në moshën 82 vjeçare


Dick Clark, promotori i muzikës rock 'n' roll dhe prezantues i programit televiziv "American Bandstand'' vdiq dje në moshën 82 vjeçare.

Publicisti Paul Shefrin tha se Clark pari një goditje në zemër dje dhe vdiq në qendrën shëndetësore Saint John në Santa Monica të Kalifornisë.

Klark ishte një nga personalitet më të mirënjohura të televizionit amerikan dhe prezantuesi për një kohë të gjatë i programit të vitit të ri në Times Square në New York. Ai e vazhdoi këtë prezantimin e programit të vitit të ri edhe pas një hemoragjie cerebrale në vitin 2004 që i preku aftësinë për të folur dhe për të ecur.

Presidenti Barak Obama tha se ai dhe e shoqja, Michelle, janë të dëshpëruar për vdekjen e Clark-uy. Presidenti tha se Clark-u “ndryshoi përgjithmonë pamjen e televizionit” dhe i bëri njerëzit të ndjeheshin “po aq të rinj, dinamikë dhe optimistë, sa ishte edhe ai vetë”.

XS
SM
MD
LG