Lidhje

Tensione në marrëdhëniet SHBA-Egjipt


Marrëdhëniet SHBA-Egjipt duket se po vihen në provë kjo pasi Shtetet e Bashkuara ndaluan miliona dollarë ndihmë për Egjiptin lidhur me shqetësime për respektimin e të drejtave të njeriut.

Shtetet e Bashkuara shkurtuan rreth 100 milionë dollarë ndihmë ekonomike dhe vonuan rreth 200 milionë dollarë të tjera, financime ushtarake për Egjiptin, një nga përfituesit më të mëdhenj të ndihmës amerikane për jashtë.

Megjithëse ministria e Jashtme egjiptiane e kritikoi vendimin e Shteteve të Bashkuara, ajo publikoi një video të një takimi mes këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner dhe Ministrit të Jashtëm të Egjiptit Sameh Shoukry.

Takimi u tha se ishte anuluar pas vendimit të SHBA-së lidhur me ndihmën. Zoti Kushner, dhëndri i presidentit Trump ndodhet në Kajro, si pjesë e një përpjekjeje për të rigjallëruar bisedimet e paqes për Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi. Në deklaratën e zyrës së presidentit referuar takimit, nuk përmendej shkurtimi i ndihmave, por theksohej dëshira e Egjiptit për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti Trump e konsideron presidentin Sissi një partner të rëndësishëm në luftën globale kundër ekstremizmit islamik, duke mos u dhënë rëndësi shqetësimeve lidhur me qasjen e tij ndaj të drejtave të njeriut në Egjipt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG