Lidhje

SHBA: Ekonomia përparon më shpejt nga ç'pritej


Qeveria njofton se prodhimi për periudhën prill-qershor u rrit me 2,5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit

Ekonomia amerikane po përparon më shpejt nga sa pritej.

Qeveria njoftoi sot se prodhimi për periudhën prill-qershor u rrit me 2 presje 5 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Ky përparim ishte më i lartë nga 1 presje 7 përqind që u llogarit një muaj më parë dhe gati më shumë sesa dyfishi i prodhimit në tremujorin e parë.

Departamenti i Tregëtisë tha se ekonomia amerikane morri vrull nga fuqizimi i eksporteve që ishin më të larta nga sa ç’ishte parashikuar ndërsa rritja e importeve ishte më pak nga sa ç’ishte llogaritur më parë.

Qeveria tha gjithashtu se shpenzimet për konsum personal u rritën. Kjo është një shifër e rëndësishme pasi shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë gati 70 përqind të economisë amerikane, më e madhja në botë. Rritja e shpenzimeve të konsumatorëve ndihmoi në kompensimin e shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare në mbarë vendin.

Në një raport tjetër, qeveria tha se aplikimet për përfitime për të papunët ranë javën e kaluar, shenjë se tregu i punës vazhdon të përmirësohet.

Banka qëndore amerikane, po vëzhgon nga afër tendencat ekonomike për të përcaktuar në se do të fillojë shkurtimin e blerjeve prej 85 miliardë dollarësh të letrave me vlerë në përpjekje për të nxitur mëkëmbjen ekonomike të vendit.

XS
SM
MD
LG