Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara është ashpërsuar në 24 orët e fundit, pas shkëmbimit të një numri akuzash personale mes kundërshtarëve politik.
Kandidati republikan për president Mitt Rommney tha sot se fushata e presidentit Obama është fokusuar në nxitjen e “përçarjeve, sulmeve dhe urrejtjes”. Duke folur për kanalin televiziv CBS, kandidati republikan gjithashtu akuzoi presidentin Obama se ai është duke u përpjekur vetëm “për të qëndruar në pushtet” dhe është i gatshëm të bëjë “çdo gjë” për të fituar zgjedhjet.
Komentet e zotit Rommney erdhën pasi nënpresidenti Joe Biden gjatë një tubimi në fushatën zgjedhore dje në juglindje të Virxhinias, ku ishin të pranishëm qindra afrikan-amerikanë, tha se thirrja e zotit Rommney për më pak rregulla në industrinë financiare do t’i “lidhte ata përsëri me zinxhir”.
Fushata e zotit Rommney ka kritikuar fuqishëm komentet e nënpresidentit Biden duke akuzuar zotin Obama se po drejton një fushatë “urrejtjeje”.
Nga ana e saj fushata e presidentit Obama sot tha se komentet e fundit të zotit Rommney nuk janë të balancuara.