Lidhje

Romney vazhdon fushatën në Virxhinia dhe Ohajo


Ndalesa e parë e zotit Romney është Riçmondi në Virxhinia dhe më pas ai do të jetë së bashku me Paul Ryan për një miting në Lancaster të Ohaios

Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Kandidati presidencial republikan Mitt Romney, po pretendojnë fitore për palën e tyre në debatin e djeshëm mes kandidatëve për nënpresident.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha sot se argumentat e nënpresidentit Joe Biden përballë kandidatit republikan Paul Ryan ishin “të forta” dhe “bindëse”.

Në një takim fushate në Virginia, zoti Romney e përshkroi kandidatin e tij për nënpresident si “të përmbajtur” dhe “të qëndrueshëm” në debat.

Zoti Romney tha se zoti Biden kishte kundërshtuar direkt një dëshmi të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit për sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi.

Pas Virginas, zoti Romney do të jetë sëbashku me Paul Ryan për një tubim miting në Lancaster të Ohios. Presidenti Obama sot ka qëndruar në Uashington.

Sondazhet paraprake mbi fituesin e debatit të mbrëmshëm janë të ndryshme. Sipas një sondazhi të rrjetit CNN, 48 përqind e të anketuarve që e ndoqën debatin patën mendimin se zoti Ryan ishte fituesi i mbrëmshëm, ndërsa 44 përqind e tyre cilësuan zotin Biden si fitues.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të CBS-it, 50 përqind e votuesve të paangazhuar mendonin se zoti Biden ishte fituesi i debatit të mbrëmshëm, 31 përqind shihnin zotin Ryan si fitues ndërsa 19 përqind mendonin se debati nuk pati fitues.

Gjatë debatit të mbrëmshëm televiziv, i cili zgjati për 90 minuta, të dy kandidatët u përfshinë në shkëmbime dinamike batutash mes tyre.
XS
SM
MD
LG