Lidhje

SHBA: Gara presidenciale republikane përqendrohet në Florida


SHBA: Gara presidenciale republikane përqendrohet në Florida
SHBA: Gara presidenciale republikane përqendrohet në Florida

Gara për kandidaturën presidenciale republikane në Shtetet e Bashkuara po përqëndrohet tani në Florida, një shtet i rëndësishëm jugor ku do të zhvillohet sonte debati i 18 mes kandidatëve.

Dy kryesuesit e garës për të marrë kandidaturën e për t’u përballur me presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit janë investitori kapitalist Mitt Romney, ish guvernator i Masaçusets dhe Newt Gingrich, ish kryetar i Shomës së Përfaqësuesve.

Secili prej tyre ka fituar një nga dy zgjedhjet paraprake të partisë republikane. Por Gingrich ka rastin të përfitojë nga pika kulmore e arritur kohët e fundit me fitoren e thellë mbi Romneyn dhe dy kandidatët e tjerë në një tjetër shtet jugor, Karolinën e Jugut. Anketat e reja me votuesit e pritshëm në Florida tregojnë se Gingrich ka dalë mbi Romney-n dhe kryeson tani ndjeshëm në atë shtet.

Romney ka filluar të sulmojë rolin drejtues të Gingrich-it në Dhomën e Përfaqësuesve në fundin e viteve 1990 i cili u gjobit me 300 mijë dollarë për shkelje të etikave që çoi në dorëheqjen e tij nga Kongresi.

XS
SM
MD
LG