Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë shqyrton një ligj të debatueshëm për imigracionin


Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara sot po dëgjon argumentet për një ligj të debatueshëm të imigracionit në Arizona për të cilin mbështetësit e tij thonë se është i nevojshëm por kundërshtarët e këtij ligji thonë se ai është i padrejtë dhe i vë në shënjestër të gjithë imigrantët.

Ligji është nënshkurar nga guvernatorja republikane Jan Brewer në vitin 2010. Mbështetësit e ligjit thonë se është urgjente nevoja për të vepruar në këtë shtet kufitar, duke akuzuar qeverinë federale se nuk po bën aq sa duhet për të ndalur ardhjen e imigrantëve të paligjshëm.

Një gjykatë federale ka shfuqizuar zbatimin e disa pjesëve të ligjit përfshirë masën që lejon policinë të kërkojë dokumentet që përcaktojnë statusin ligjor të personave gjatë ndalimit ose arrestimit të tyre për arsye të tjera.

Administrata e presidentit Obama ka thënë se çështja e imigracionit është përgjegjësi e qeverisë federale dhe ajo duhet të trajtohet në nivel federal. Kjo çështje e debatueshme pritet të tërheqë vemendjen e publikut para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

XS
SM
MD
LG