Lidhje

SHBA i jep fund zyrtarisht misionit ushtarak në Irak


SHBA i jep fund zyrtarisht misionit ushtarak në Irak
SHBA i jep fund zyrtarisht misionit ushtarak në Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, deklaroi zyrtarisht përfundimin e luftës në Irak, në një ceremoni të zhvilluar në aeroportin e Bagdadit.

Pas uljes së flamurit të komandës së Shteteve të Bashkuara dhe pasi banda luajti pjesën “Posti i fundit” dje, zoti Paneta u tha trupave amerikane se shumë gjak amerikanësh dhe irakianësh u dersh, por misioni për ta bërë Irakun një vend që të vetqeveriset është bërë realitet.

Më shumë se 4500 trupa ameriane dhanë jetën si dhe mijëra irakianë gjatë operacionit të aleatëve në irak që përmbysi Sadam Huseinin. Më shumë se 32 mijë suhtarë amerikanë u plagosën. Lufta u kushtoi Shteteve të Bashkuara të paktën 800 milionë dollarë. Sekretari Paneta vuri në dukje se Iraku ka ende përballë shumë sfida.

“Më lejoni ta bëj të qartë. Iraku do të provohet në ditët e ardhëshme nga terrorizmi dhe nga ata që do të përpiqen ta përçajnë, nga çështje ekonomike dhe sociale, si dhe nga kërkesat e vetë demokracisë. Sfidat mbeten, por Shtetet e Bashkuara do të qendrojnë përkrah popullit irakian ndërkohë që ai përballet me këto sfida për të ndërtuan një vend më të fortë e më të begatë”.

4 mijë trupa aemerikane mbetën dje në Irak, nga 170 mijë që ishin atje në pikën më kritike të luftës. Ushtarët amerikanë që ndodhen edhe në Irak do të tërhiqen sëandejmi më 31 dhjetor.

Sekretari Paneta tha se ata ushtarë do të largohen nga Iraku me bindjen se e ndihmuan popullin irakian të fillojë një jetë të re në historinë e tij, “të çliruar nga tirania” dhe plot shpresë për begati dhe paqe.

Ai tha se Iraku është tani përgjegjës për drejtimin e të ardhmes së tij,por se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner me prani “të ndjeshme” diplomatike në Irak.

"Kjo është një kohë që populli i Irakut të shikojë përpara. Kjo është një mundësi që Iraku të ecë në rrugën e sigurisë dhe begatisë, dhe ne kryejmë sot këtë tranzicion, duke u kujtuar irakianëve se Shtetet e Bashkuara janë një mik dhe partner i angazhuar në Irak. Ne u detyrohemi të gjithë atyre që sakrifikuan jetën që kjo luftë të mos dështonte”.

Sekretari Paneta mbërriti në Bagdad pas një vizite në Xhibuti dhe Afganistan. Ai u largua nga Iraku për në Turqinë fqinje për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me këtë aletare të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG