Shtëpia e Bardhë thotë se bisedimet e Iranit me fuqitë botërore mbi programin bërthamor tregojnë “një nivel serioziteti që nuk është vërejtur më parë”.
Komentet e zëdhënësit Jay Carney u bënë pak pasi bisedimet në Gjenevë mes Teheranit dhe pesë vendeve, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë, përfunduan me nota optimiste nga të dyja palët. Bisedime të mëtejshme mes palëve janë planifikuar më 7 nëntor.
Pavarësisht nga komentet pozitive, zëdhënës Carney paralajmëroi gazetarët të mos presin një zgjidhje të menjëhershme në bisedimet bërthamore. Ai foli për mungesën e besimit që ka ekzistuar prej dekadash mes Teheranit dhe Perëndimit dhe tha se analistët amerikanë do të analizojnë edhe hollësitë e propozimeve private iraniane për t’i dhënë fund ngërçit në këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania kërkojnë nga Irani të dëshmojë se nuk po prodhon armë bërthamore, ndërsa Teherani kërkon lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare që synojnë të ndalin aktivitetin për pasurimin e uraniumit.