Administrata Obama po shtyn qeverinë afgane të nënshkurajë një marrëveshje të sigurisë ose të përballet me prespektivën e largimit të të gjithë trupave amerikane pas vitit 2014.
Pasi presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje udhëheqësve fisnorë që u takuan në Kabul të miratonte paktin, ai tha se një marrëveshje e re nuk do të nënshkruhej deri pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale prillin e ardhshëm.
Një zëdhënëse e qeverisë amerikane tha se dështimi për të përfunduar Marrëveshjen Dypalëshe të Sigurisë këtë vit nuk është një opsion që po shqyrtojnë Shtetet e Bashkuara.
"Ne kemi qënë të qartë, dhe po e theksoj përsëri sot, që është e domosdoshme që ne të përfudnojmë marrëveshjen dypalëshe të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur. Një vit më parë, ne ramë dakort për afatin kohor të kësaj marrëveshje që është muaji i ardhshëm. Kështu që çdo vonesë nuk do të ishte praktike dhe as e arsyeshme".
Shumica e udhëheqësve fisnorë të mbledhur në Kabul besohet se ishin në favor të marrëveshjes, e cila përcakton termat sipas të cilave forcat ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend për të ndihmuar qeverinë në luftën e saj kundër kryengritësve.
"Ne e mbështesin marrëveshjen, por Amerika duhet të respektojë jetët e njerëzve, të respektojë ligjin tone, të respektojë pavarësinë dhe të jetë besnike dhe e ndershme në aleancën tonë".
Të premten, një zëdhënës i zotit Karzai tha se qeveria afgane nuk është e kënaqur nga afati kohor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara, dhe se çdo nënshkrim duhet të ndodh pas zgjedhjeve të prillit.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se është e rëndësishme që marrëveshja të nënshkruhet këtë vit në mënyrë që të bëhen plane afatgjata.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar në se do të mbajnë trupa në Afganistan.