Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkon këtë javë në Azi për bisedime mbi kërcënimet e Koresë së Veriut për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit Scott Stearns na njeh me shpresat e Shteteve të Bashkuara nga ky turne, veçanërisht nga bisedimet me zyrtarët kinezë.
Ndërkohë që ushtria e Koresë së Veriut është vënë në gatishmëri për “gjendje lufte”, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Pheniani ende ka shanse t’i japë fund izolimit ndërkombëtar që lidhet me programin e tij bërthamor. Kina është përsëri çelësi për arritjen e kësaj.
“Ata mund të kthehen në tryezën e bisedimeve me të gjitha vendet e tjera, përfshirë fqinjin dhe partnerin e tyre më të afërt, Kinën, e cila mund të luajë një rol të rëndësishëm. Kina gjithmonë ka mbajtur marrëdhënie më të ngushta me veriun se sa vendet e tjera”.
Udhëheqësit e rinj të Kinës duket se janë dakord me këtë pikëpamje amerikane.
“Ne duam pajtim e jo tensione. Ne duam dialog e jo konfrontim. Konflikti në gadishullin Korean nuk është në interes të asnjë pale. Kina është e angazhuar për paqe dhe qëndrueshmëri në gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore”.
Por, çfarë do të dëshironte Uashingtoni nga Pekini? Alexandre Mansourov është studiues në universitetin Johns Hopkins.
“Nëse Kina vazhdon të angazhohet me Korenë e Veriut si partneri i saj më i madh tregtar, partneri më i madh i investimeve, atëherë ne mund të presim që Kina ta inkurajojë Phenianin të bëjë përpjekje për qeverisje të mirë, politika të efektshme ekonomike dhe zbatimin e politikave më të mira sociale”.
Kjo do ta ndryshonte Korenë e Veriut nga brenda.
“Në fund, në vend të ushtrimit të presionit mbi Korenë e Veriut, ata do të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar të realizojë ndryshime brenda Koresë së Veriut, ndryshime ekonomike dhe shoqërore të cilat shpresojmë se një ditë do të sjellin në skenë forca të reja politike që mund të bëjnë ndryshime politike”.
Zoti Mansourov thotë se kryesorja është niveli i ndikimit që presidenti kinez Xi Jinping ka në Korenë e Veriut. Analisti i organizatës Heritage Foundation Bruce Klingner thotë se presidenti Jinping nuk ka ndikim të madh.
“Ata kanë më pak ndikim se ç’mendojnë të tjerët dhe nuk janë të gatshëm ta përdorin atë. Ata janë treguar më shumë si pjesë e problemit se sa pjesë e zgjidhjes”.
Ai thotë se shkak për këtë qëndrim të Kinës janë investimet e tyre në Korenë e Veriut.
“Ata duhet të zbatojnë rezolutat dhe sanksionet e Këshillit të Sigurimit jo vetëm kundër Koresë së Veriut por edhe ndaj të gjitha vendeve anëtare që i shkelin ato. Kjo përfshin edhe bankat dhe bizneset e tyre të cilat ne e dimë se bashkëpunojnë me koreanoveriorët”.
Administrata e presidentit Obama beson se Kina është e angazhuar në zbatimin e sanksioneve të OKB-së.
“Ne mendojmë se ata janë duke parë se çfarë thonë rregulloret e tyre të brendshme në lidhje me zbatimin e rezolutës 2094 të OKB-së. Çdo qeveri shqyrton legjislacionin e vet për t’u siguruar që ai është në përputhje të plotë me zbatimin e rezolutave”.
Gjatë udhëtimit në Azi, Sekretari Kerry do të vizitojë Korenë e Jugut, e cila është duke ndjekur nga afër aktivitetet e Koresë së Veriut. Ndërkohë Japonia, i ka vënë në gjendje gatishmërie raketat mbrojtëse tokë-ajër Patriot në tri bazat, duke përfshirë një bazë në periferi të Tokios.