Lidhje

Bisedime Uashington-Pekin mbi tarifat tregtare


Një delegacion amerikan që mbulon çështje të tregtisë ndodhet në Pekin për nisjen e bisedimeve të rëndësishme lidhur me tarifat.

Diskutimet vijnë disa javë pas vendosjes nga Shtetet e Bashkuara të tarifave të reja ndaj mallrave kineze si dhe kufizime të investimeve, çka solli si pasojë reagimin e Pekinit ndaj tarifave për disa produkte amerikane, përfshirë verën dhe frutat.

Për palën amerikane bisedimet i udhëheq sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ndërsa delegacioni kinez përfaqësohet nga zëvendës kryeministri Liu He.

Në takim pala amerikane pritet të trajtojë një gamë të gjerë shqetësimesh që lidhen me praktikat tregtare të Kinës, nga akuzat për transferimin e detyruar të teknologjisë, tek subvencionet shtetërore për teknologjinë.

Media shtetërore kineze njoftoi se Pekini do t’i përgjigjet çdo përpjekjeje amerikane për intimidim nëse do të jetë e nevojshme, por tha se bisedimet janë ende zgjidhja më e mirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG