Statistikat tregojnë se sesioni i Kongresit vitin e kaluar ishte më pak produktivi në histori. Për çështjet më të rëndësishme, Senati me shumicë demokrate dhe Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane ishin shumë larg politikisht. Tani ligjvënësit do të rinisin punën për vitin 2014 në Capitol Hill, ku i presin disa çështje të papërfunduara, si miratimi i një projekt-ligji mbi fermat, ngritja e tavanit të borxhit dhe reforma e imigracionit.
Aktivistët për reformën e imigracionit, si këta grevistë urie, duket se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Dhomën e Përfaqësuesve që ajo të shqyrtojë çështjen. Senati miratoi një projekt-ligj për një reformë të gjerë të emigracionit vitin e kaluar. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, thotë se ai e kupton që reforma është e nevojshme, por shton:
"E vetmja mënyrë për t'u siguruar që reforma e emigracionit këtë herë të funksionojë është që këto çështje të komplikuara të trajtohen një nga një. Mendoj se kështu do t’u japim amerikanëve besimin se po i trajtojmë këto çështje me kujdes dhe maturi."
Disa analistë thonë se zoti Boehner mund ta sjellë çështjen për diskutim në Dhomën e Përfaqësuesve në muajin maj ose qershor, pas zgjedhjeve paraprake republikane, pra para zgjedhjeve të Kongresit në nëntor. Por shumica janë dakord se reforma e emigracionit mbart rreziqe politike për zotin Bohner. Thomas Mann i Institutit Brookings:
"Nuk është e qartë nëse ai do të tentojë të tërheqë mbështetje politike nga demokratët, por nëse vendosë të bëjë diçka të tillë, ai mund të humbasë një pjesë të madhe të bazës së tij konservatore. Pra, nuk ka asgjë të garantuar."
Zoti Mann shpjegon se për një numër çështjesh të rëndësishme, kryetari Boehner kufizohet nga konservatorët e grupit Tea Party brenda partisë së tij Republikane.
"Mendoj se ai do të jetë pak më këmbëngulës gjatë këtij sesioni të Kongresit. Por fakti është që ai tashmë mbështetet mbi një bazë politike shumë konservatore. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një pjesë të vogël të pjesëtarëve të grupit Tea Party. Qendra e gravitetit në partinë e tij është zhvendosur shumë djathtas që kur Barack Obama u bë president."
Analistë të tjerë thonë se një pjesë e madhe e fajit i takon mungesës së veprimit në Uashington. James Thurber i Universitetit Amerikan:
"Unë i vë faj presidentit pasi nuk ka qenë në gjendje të negociojë dhe të ndërtojë koalicione, megjithatë është shumë e vështirë të ndërtosh koalicione për shkak të frymës politike në Dhomën e Përfaqësuesve. I vë faj dhe republikanëve, sepse as ata nuk kanë vullnet për të negociuar dhe shumë prej tyre janë tepër të ngurtë ideologjikisht."
Një provë kyçe gjatë vitit të ri legjislativ ka të ngjarë të zhvillohet në muajin shkurt ose mars, kur Kongresit do t’i duhet të rrisë aftësinë ligjore të huamarrjes të SHBA-së, në mënyrë që vendi të mos dështojë në pagesat e borxhit të tij.
Në konferencën e tij të fundit për shtyp për vitin 2013, Presidenti Obama paralajmëroi republikanët në Kongres që të mos përpiqen të përdorin tavanin e borxhit për të kërkuar shkurtime shpenzimesh të tjera:
"Tavani i borxhit ngrihet thjesht për të paguar faturat që tashmë kemi grumbulluar. Ky veprim nuk është diçka që mund të përdoret si mjet negociues. Është thjesht një përgjegjësi e Kongresit."
Shumica e analistëve thonë se një përballje tjetër e ashpër politike, si ajo që çoi në mbylljen e pjesshme të qeverisë në tetor, mund të dëmtonte ekonominë si dhe të dyja palët në votime.