Lidhje

SHBA dhe marrëveshja me Iranin


Këshilltari i nënpresidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare tha se megjithë përpjekjet e mëdha të kundërshtarëve për “demonizimin” e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë në bazë të saj.

Republikanët në Kongres e kanë kundërshtuar me forcë marrëveshjen e arritur në korrik mes Iranit dhe një grupi vendesh: SHBA, Britania, Kina Franca, Rusia dhe Gjermania.

Ligjvënësve u janë lënë 60 ditë në dispozicion për shqyrtimin e saj dhe më pas për të votuar. Deri tani republikanët kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të paraqitur një rezolutë, që do ta kundërshtonte marrëveshjen.

Disa nga republikanët që kandidojnë për president, po ashtu kanë thënë se do të kërkojnë që marrëveshja të hidhet poshtë, ose të ndryshohet.

Ndërkohë, Irani po përgatitet për vizitën këtë javë të Yukiya Amanos, kreut të Agjencisë Bërthamore të OKB-së, që do të vëzhgojë respektimin e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG