Lidhje

SHBA shtojnë mbrojtjen nga raketat


Shtetet e Bashkuara po forcojnë mbrojten nga raketat me bazë në tokë, pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Ameikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na informon për konferencën e shtypit që sekretari i Mbrojtjes, Çak Hegëll dha në Uashington.

14 interceptorë të aftë për të shkatërruar raketat balistike gjatë fluturimit do t’i shtohen sistemit mbrojtës të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut kreu provën e saj të tretë bërthamore muajin e kaluar. Feniani ka kërcënuar se do të ndërmarrë e para një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut dhe shtoi kërcënimet ndaj manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

Veriu ka kërcënuar gjithashtu edhe se do të braktisë armëpushimin e vitit 1953 që i dha fund Luftës Koreane.

Sekretari Hegëll tha se Shtetet e Bashkuara po veprojnë për të qënë një hap para sfidave që përbën Koreja e Veriut dhe Irnain, duke zhvilluar një aftësi raketash balistike me rreze edhe më të gjatë veprimi.

"Shtetet e Bashkuara kanë sisteme mbrojtëse nga raketat për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa balistike ndërkombëtare, por Koreja e Veriut në veçanti ka avancuar kohët e fundit në aftësimini e saj dhe është angazhuar në një seri provokimesh të papërgjegjshme dhe të pakujdesshme”.

Të 14 interceptorët shtesë do ta çojnë në 44 numrin e përgjithshëm të interceptorëve në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Hegëll tha se kjo do ta shtojë me 50 përqind aftësinë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu u njoftua një plan për ndërtimin e një sistemi shtesë radarësh në Japoni si dhe studime për mjedisin për një interceptor tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Një pjesë e sistemit mbrojtës nga raketat me bazë në Evropë do të kalojë në forcimin e mbrojtes tokësore në Shtetet e Bashkuara. Zoti Hegëll tha se kjo nuk e zvogëlon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës të NATO-s ose nuk ndikon në planet për 23 interceptorët në Poloni.

Nën sekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikën, Xhejms Miller, tha se Shtetet e Bashkuara i informuan Korenë e Jugut dhe Japoninë për planet. Ai tha se Kina ka informuar gjithashtu, por nuk dha hollësi për përgjigjen e Pekinit.

Admiral Xhejms Winnefeld, zv/shef i Shtatmadhorisë amerikane iu referua një fjalimi të javës së kaluar të këshilltarit të sigurimit kombëtar të Presidentit Obama, Tom Donilon, i cili tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të afta për t’iu përgjegjur sulmeve të Koresë së Veriut.

"Ne, jo vetëm që synojmë t’i kemi gati këto mekaniza për t’i hequr mundësitë Koresë së Veriut të realizojë objektivin e saj për të qëlluan me raketë Shtetet e Bashkuara, por edhe t’i bëjmë ata të ndjejnë koston e një veprimi të tillë. Ne besojmë se udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut duhet shkurajuar për një ndërmarrje të tillë, dhe në qoftë se ai nuk shkurajohet ne jemi gati”.

Admiral Winnefeld foli për shqetësimet që sjell në Shtetet e Bashkuara përshpkallëzimi i zhvillimit të raketave balistike në Korenë e Veriut, pas lëshimit nga Taepodong-2 i Koresë së Veriut të një sateliti në orbitë të Tokës vitin e kaluar.

Nënsekretari Miller tha se të paktën një raketë e Koresë së Veritu e tipit KN-08, ka ndoshta kapacitetin për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, megjithëatë ai iu shmang hollësive për vlerësimet e zbulimit për statusin e zhvillimit të raketës.

Sipas planeve, interceptorët e rinj do të vendosen deri në vitin 2017 dhe kostoja e tyre sipas zyrtarëve do të jetë rreth një miliardë dollarë. Zyrtarët thanë se porva të mëtejshme do të bëhen në muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG