Lidhje

SHBA: Më shumë se 60 vetë akuzohen për vjedhje bankash me kompjuter


SHBA: Më shumë se 60 vetë akuzohen për vjedhje bankash me kompjuter
SHBA: Më shumë se 60 vetë akuzohen për vjedhje bankash me kompjuter

Prokurorët amerikanë ngritën akuza ndaj më shumë se 60 njerëzve për vjedhjen e miliona dollarëve duke përdorur një virus kompjuterash.

Zyrtarët thanë sot se të akuzuarit ishin pjesë e një rrjeti global që përdorte virusin Zeus Trojan për të nxjerrë para nga llogari të ndryshme bankare.

Autoritetet pritet të bëjnë të ditur hollësi të tjera në një konferencë shtypi në Nju Jork.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët britanikë arrestuan 19 persona në një seri bastisjesh në Londër për të shkatërruar një rrjet mjaft të organizuar kriminal, siç u shprehën ata.

Policia britanike tha se ata përdornin të njëjtin virus, Zeus Trojan, si dhe virusë të tjerë për të vjedhur të paktën 9.5 milion dollarë nga llogaritë bankare në Britani.

XS
SM
MD
LG