Lidhje

Dialogu amerikano-meksikan i nivelit të lartë


Nënpresidenti amerikan Joe Biden po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës të forcojnë partneritetin ekonomik, duke thënë se është pjesa më e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy vendeve. Zoti Biden i tha presidentit meksikan Enrique Peña Nieto dje se duhet të ketë lëvizje më të mëdha “njerëzish, mallesh dhe informacionesh” ndërmjet dy kufinjve.

“Zoti president, ju dhe unë kemi vazhduar bisedën tonë mbi sigurinë. Kemi rënë dakord gjithashtu se asnjë pjesë e një marrëdhënieje nuk është më e rëndësishme se sa zgjerimi i mundësisë ekonomike, për të përmirësuar jetët e qytetarëve tanë. Prandaj erdha sot në Meksikë, për të nisur për herë të parë ndonjëherë Dialogun Amerikano-Meksikan të Nivelit të Lartë Ekonomik”.

Zoti Peña Nieto tha se nisma ekonomike është një angazhim i përbashkët, për të rritur mirëqenien në Amerikën e Veriut.

“Vizita e nënpresidentit Biden në Meksikë rikonfirmon këtë vizion të përbashkët nga të dy qeveritë. Interesi për të cilin të dy qeveritë këmbëngulin nëpërmjet marrëdhënieve tona se rajoni i Amerikës së Veriut të jetë më i fortë, më i konsoliduar, dhe se kjo është me të vërtetë e rëndësishme për zhvillimin global në shekullin e 21-të”.

Tregtia dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe fqinjit të tyre jugor ka arritur shifrën e gati 500 miliardë dollarëve në vit, duke e bërë kështu Meksikën partneren e tretë më të madhe për tregti për to.
XS
SM
MD
LG