Lidhje

SHBA: Mjekët pediatër kryen operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve


Në një spital të Miamit në Florida, mjekët pediatër kryeen operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve - mëlçisë, pankreasit, dhe veshkave tek një fëmijë.

Pacientja është shqiptarja 6 vjeçare Angela Bushi, e prekur nga sindromi Wolcott-Rallison (WRS), thuhet në një komunikatë për shtyp të Shkollës Mjekësore Miller të Universitetit të Miami-it.

Sindromi Wolcott-Rallison shfaqet me probleme të shumta, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, diabet, mosfunskionim të veshkave, probleme të kockave dhe të rritjes, infeksione të përsëritura, deri në dëmtime të intelektit dhe vdekje.

Në një bisedë telefonike me kolegun tonë Astrit Lulushi, e ëma e Anxhelës, Valbona Bushi thotë se deri në moshën 1 vjeç Anxhela ishte një fëmijë i shëndetshëm. Por vitet që pasuan u bënë të vështira.

XS
SM
MD
LG