Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara janë tepër të shqetësuara për vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të hequr Presidentin Muhamed Morsi nga pushteti dhe për të pezulluar kushtetutën.
Në një deklaratë të nxjerrë mbrëmë vonë, zoti Obama i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane të kalojë pa vonesë autoritetin e plotë në duart e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike përmes një procesi “gjithëpërfshirës dhe transparent”. Ai tha se e ardhmja e Egjiptit mund të vendoset vetëm nga populli egjiptian.
Zoti Obama tha gjithashtu se ushtria duhet të shmangë arrestimet arbitrare të Zotit Morsi dhe përkrahësve të tij.
Presidenti i ka kërkuar administratës të rishikojë implikimet e veprimeve të ushtrisë egjiptiane mbi ndihmat amerikane për Egjiptin. Sipas ligjit amerikan, Shtëpia e Bardhë duhet të pezullojë ndihmat për çdo vend ku udhëheqësi i zgjedhur rrëzohet me një grusht shteti ushtarak.