Lidhje

Fushata presidenciale 3 ditë para zgjedhjeve


Kur më pak se tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të së martës, Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij, ish-guvernatori i Masachusetsit Mitt Romney, vazhdojnë të jenë në një garë tepër të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ka një avantazh të vogël në shtetet e ashtuquajtura fushëbetejë, tepër të rëndësishme për të siguruar 270 votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren.

Të dy kandidatët janë duke e kaluar ditën e sotme duke zhvilluar fushatë pikërisht në disa prej këtyre shteteve. Në një miting ku mori sot pjesë në New Hampshire, zoti Romney përsëriti kritikat ndaj presidentit Obama, duke i thënë përkrahësve të tij se ai nuk i ka mbajtur premtimet.

Nga ana e tij, presidenti Obama, gjatë fushatës së tij në Ohio, e akuzoi zotin Romney se gënjen në një reklamë televizive, ku ai le të kuptohet se ndihma qeverisë amerikane për industrinë e prodhimit të makinave rezultoi në eksportimin e vendeve të punës në Kinë. Presidenti Obama, veç Ohijos, sot po zhvillon fushatë edhe në Wisconsin, Iowa, Virginia dhe Washington.
XS
SM
MD
LG