Një zyrtar i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kenë si objektiv al-Kaidën në vende që nuk janë në gjendje apo nuk kanë vullnet ta bëjnë një gjë të tillë.
John Brennan, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë kundërterrorizmit e bëri këtë deklaratë dje në një fjalim në universitetin e Harvardit.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin autoritetin e tyre për përdorimin e forcës ushtarake kundër Al-Kaidës të kufizuar vetëm në vende si Afganistani.
Megjithatë zoti Brennan shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të prëdorin forcën ushtarake ku dhe kur të duan.
Ai tha se parimet ligjore ndërkombëtare, përfshi respektimin e sovranitetit të një shteti dhe ligjet e luftës, vendosin kufizime të rëndësishme në mundësinë e Shteteve të Bashkuara për të vepruar të vetme dhe për të përdorur forcën në territore të huaja.