Zgjedhjet presidenciale amerikane po afrohen, prandaj partitë dhe grupet e tjera politike në të gjithë vendin janë duke bërë përpjekjet e fundit për regjistrimin e votuesve dhe për t’i nxitur të votojnë më 6 nëntor. Materiali në vazhdim na njeh me përpjekjet për të përfshirë në këtë proces një grup votuesish të mundshëm jo shumë të përfaqësuar.
Shakei Haynes është duke ndihmuar studentët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e nëntorit.
Ai e ka bërë këtë që nga viti 2005, kur ishte 16-vjeç. Tani ai është student i shkencave politike në Universitetin Howard në Uashington dhe thotë se puna po bëhet më e lehtë.
"Mobilizimi i njerëzve për t'u regjistruar për të votuar nuk ka qenë aspak i vështirë, sepse ata e kuptojnë rëndësinë e kësaj gare. Në këto zgjedhje, ka dy pikëpamje të ndryshme e të kundërta për perspektivën e Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme."
Disa nga këta studentë të rinj afrikano-amerikanë do të votojnë për herë të parë. Sipas regjistrimin të popullsisë të vitit 2010, gati gjysma e shtatë milionë afrikano-amerikanëve të moshave nga 18 në 30 vjeç ishin të paregjistruar dhe për këtë arsye pa të drejtë votimi.
Shakei thotë se kjo është diçka e papranueshme dhe se të rinjtë – veçanërisht pakicat – nuk duhet të jenë më pak të përfaqësuar në procesin politik.
"Një demokraci duhet të reflektojë përbërjen popullsisë. Nëse mund bëjmë këtë proces pak më të lehtë për studentët, atëherë kjo do të ishte puna jonë, si dhe shpërblimi ynë."
Studentja e universitetit Howard, Jai Dungey, është nga New Jersey. Ajo thotë se të gjithë duhet ta dinë se vota e tyre ka rëndësi.
"Votimi është një e drejtë. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është një privilegj. Ne duhet të bashkohemi dhe të përfitojnë nga kjo e drejtë që kemi, për të cilën njerëzit kanë punuar aq shumë për të na dhënë."
Corion Jones do të votojë për herë të parë. Ai është nga shteti i pavendosur i Ohajos dhe mendon se vota e tij mund të ndihmojë në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve.
"Çdokush duhet të jetë në gjendje të shprehë atë që do apo atë që ndjen, prandaj mundësia dhe aftësia për të votuar është shumë e rëndësishme."
Gail Kitch është një nga drejtueset e Qendrës së pavarur për Pjesëmarrjen e Votuesve në Uashington. Grupi i saj filloi një fushatë për regjistrimin e votuesve me postë vitin e kaluar, duke u përqëndruar tek rinjtë afrikano-amerikanë dhe gratë e pamartuara.
"Të rinjtë janë të prirur të mendojnë se janë gati të marrin pjesë në proces, dhe ky lloj dokumenti që u dërgohet drejtpërdrejt atyre është pikërisht gjëja të cilës ata do t’i përgjigjen."
Tani përpjekjet do të përqëndrohen tek bindja e votuesve të regjistruar që të shkojnë të votojnë në nëntor.