Lidhje

SHBA: Presidenti përshëndeti Kongresin për miratimin e ligjit të zgjatjes së afatit të shkurtimit të taksave

Presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti Kongresin për miratimin e ligjit për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave ndaj pagave, por tha se ka shumë punë për t’u bërë për të ndihmuar amerikanët në vështirësi dhe amerikanët e klasës së mesme.

Zoti Obama tha se mesatarisht amerikanët që punojnë do të kursejnë 40 dollarë nga taksat për çdo pagë. Ai tha se paraja është e rëndësishme për familjet dhe do t’i ndihmojë ato të paguajnë qiranë, artikujt ushqimorë, apo koston në rritje të benzinës.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve të vazhdojnë me përparimet e arritura dhe të mos merren me betejat partiake përpara zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.

Ai tha se ligjvënësit duhet të punojnë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të miratojnë një masë, sipas së cilës, njerëzit që fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit të paguajnë të paktën 30 për qind taksa.

XS
SM
MD
LG