Sipas një studimi të ri, është rritur numri i adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë probleme me dëgjimin.
Studimi i publikuar në gazetën e përjavshme të shoqatës mjekësore amerikane, thotë se rreth një në 5 adoleshentë amerikanë vuajnë nga mungesa e të dëgjuarit, një shifër e cila është rritur me 30% krahasuar me 15 vjet më parë.
Gjithashtu është zbuluar se një në 20 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara kanë mungesa serioze të të dëgjuarit, një shifër kjo 50% më e lartë.
Studimi nuk përcakton shkakun e rritjes së dëmtimit të dëgjimit tek të rinjtë dhe vetë adoleshentët nuk përcaktojnë ndonjë ndryshimim domethënës në ekspozimin e tyre ndaj zhurmave të larta. Por autorët e studimit thonë se adoleshentët shpesh e nënvlerësojnë ekspozimin e tyre ndaj zhurmës.
Studime të tjera kanë sugjeruar lidhjen e mundshme mes humbjes së dëgjimit dhe përdorimit të telefonave celularë, apo përdorimit të kufjeve për të dëgjuar muzikë me volum të lartë.