Lidhje

SHBA, rritje e madhe e viktimave nga aksidentet rrugore


Çikago, 31 mars 2021

Më shumë amerikanë humbën jetën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë që nga viti 2006, sipas të dhënave në një raport të qarkulluar të enjten nga Departamenti i Transportit. Në raport thuhet gjithashtu se njerëzit përshkuan distanca më të gjata me makinë, dhe u angazhuan në sjellje më të rrezikshme në timon.

Vdekjet nga janari deri në qershor të këtij viti kërcyen me 18.4% krahasuar nga gjashtë muajt e parë të vitit 2020. Kjo përfaqëson rritjen më të madhe gjashtëmujore që kur ky departament filloi të regjistrojë në vitin 1975 viktimat në trafik. Në një deklaratë që u qarkullua së bashku raportin, Sekretari i Transporteve Pete Buttigieg e quan situatën "një krizë".

"Mbi 20 mijë persona vdiqën në rrugët e Shteteve të Bashkuara në gjashtë muajt e parë të 2021-shit, duke lënë pas njerëzit e tyre të dashur", tha zoti Buttigieg. "Nuk mundemi dhe nuk duhet t'i pranojmë këto viktima si thjesht një pjesë e jetës së përditshme në Amerikë".

Për të bërë krahasimin, në gjysmën e parë të 2019-ës, 16.988 persona vdiqën në rrugët e Shteteve të Bashkuara, ndërsa në gjysmën e parë të 2020-ës, 17.020 persona humbën jetën, sipas të dhënave të Administratës Kombëtare për Sigurinë e Transportit në Autostrada.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG