Lidhje

Bisedimet SHBA-Rusi në Uashington


Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se kanë mosmarrëveshje të theksuara, por të dy vendet duhet të gjejnë mënyra për t’i kapërcyer ato. Sekretari i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jshtëm rus, Sergei Lavrov, i bënë këto deklarata dje, pas bisedimeve që mbajtën në Uashington. Shefat e Mbrojtjes të të dy vendeve ishin gjithashtu të panishëm në diskutime.

Sekretari Kerry tha se marrëdhëniet me Rusinë janë të karakterizuara nga interesat e përbashkëta, por ka raste kur ato përplasen, dhe jo vetëm si rasti i analistit të zbulimit, Edward Snowden.

"Tani ne jemi shumë të qartë për këtë. Sergei Lavrov dhe unë jemi lojtarë të vjetër të hokeit dhe të dy e dimë se diplomacia, ashtu si dhe hokei, disa herë mund të rezultojnë në përplasje”.

Zoti Kerry tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë dhe rusë janë të sinqertë për fushat ku kanë mosmarrëveshje, por theksuan rëndësinë që të dy vendet të gjejnë mënyra për të ecur përpara në fushën e mbrojtjes nga raketat dhe në çështje të tjera strategjike, pëfshirë Afganistanin, Iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë.

Presidenti Barack Obama është irrituar me vendimin e Rusisë për t’i dhënë strehim Snowdenit, në vend që t’ia dorëzonin atë Shteteve të Bashkuara.

Dje në mbrëmje, zoti Lavror tha në ambasadën e Rusisë në Uashington se çështja Snowden nuk duhet të prekë marrëdhëniet SHBA-Rusi.

"Për çështjen Snowden, unë mund t’ju them një gjë se ne i përmbahemi ligjit në fuqi në Federatën Ruse; ne nuk kemi shelur asnjë pjesë të tij. E kam të qartë se ka patur shumë diskutime për këtë çështje, por kjo nuk është e tillë që të minojë apo të kërcënojë në një farë mënyre stabilitein e përgjithshëm strategjik. Prandaj nuk shikoj as edhe një arsye të vetme që çështja Snowden të jenë kryesore në këto negociata, apo në marrëdhëniet mes dy shteteve”.

Diskutimet e djeshme u zhvilluan dy ditë pasi Presidenti Obama njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë me Presidentin Vladimir Putin muajin e ardhëm në Moskë, gjë që shënoi një pikë të ulët në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qendrime të ndryshme lidhur me luftën civile në Siri, ku Shtetet e Bashkuara mbështesin kryengritësit sirianë, ndërkohë që Rusia armatos forcat e Presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG