Lidhje

SHBA: Senati hedh poshtë pesë plane të ndryshme për buxhetin e vitit 2013


Ashtu siç pritej, Senati i Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë dje pesë plane të ndryshme të buxhetit për vitin 2013, duke përfshirë edhe një të ngjashëm me atë që është paraqitur nga Presidenti Barak Obama.

Ligjvënësit hodhën poshtë njëzëri planin e paraqitur nga republikanët dhe të mbështetur në buxhetin e presidentit me 99 vota kundër dhe asnjë pro. Partia Demokratike e Presidentit Obama e quajti votimin akt politik të panevojshëm, pasi marrëveshja e arritur vitin e kaluar për kufirin e borxhit përmbante kufij shpenzimesh.

Senati hodhi gjithashtu poshtë edhe katër propozime të tjera të paraqitura nga repubikanët.

Votimi pasoi një ditë debatesh gjatë të cilës senatorët nga të dy partitë akuzuar njera tjetërn si të papërgjegjshme lidhur me shpenzimet qeveritare dhe shkrutimin e deficitit.

Planet e republikanëve synojnë të vënë në dukje se shumica demokrate nuk ka qënë në gjendje të hartojë planin e buxhetit.

XS
SM
MD
LG