Lidhje

SHBA: Senati miraton ligj për të ndihmuar bizneset e vogla


SHBA: Senati miraton ligj për të ndihmuar bizneset e vogla
SHBA: Senati miraton ligj për të ndihmuar bizneset e vogla

Senati amerikan miratoi një ligj i cili ka për qëllim të ndihmojë bizneset e vogla në vend, duke i dhënë presidentit Barak Obama një fitore politike në përpjekjet për të rimëkëmbur ekonominë.

Ligji u miratua sot me ndihmën e dy votave të rëndësishme nga opozita republikane. Ai do të shqyrtohet tani nga Dhoma e Pëfaqësuesve për t’u miratuar para se të nëshkruhet nga presidenti.

Ky ligj do të krijojë një program të huamarrjes me vlerë 30 miliardë dollarë dhe do të përfshijë shkurtime të taksave për bizneset e vogla me vlerë prej 12 miljardë dollarë. Shumë ekonomistë thonë se suksesi i bizneseve të vogla është vendimtar për krijimin e vendeve të punës, por bizneset e vogla nuk kanë patur mundësi për marrjen e kredive për të zgjeruar kompanitë.

Po sot, Presidenti Obama tha se plani i administratës për të fuqizuar ekonominë e vendit po fillon të japë rezultate. Ai citoi një raport që tregon një rritje prej 18 përqind të eksporteve në më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG